Flasin familjarët e të miturës së dhunuar nga Drenasi

Kosova

Flasin familjarët e të miturës së dhunuar nga Drenasi

Nga: D.RR Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Familja e vajzës të tronditur nga abuzimi i saj, kanë folur sot për rastin, të cilët nuk kishin shumë fjalë për, veçse një gjë e dinin sigurt se për dallim nga hera e parë, asnjë nga deklaratat e vajzës në polici për të dy nga rastet nuk do të tërhiqej.

Ata shpjegojnë se qysh në rastin e parë, vajza ishte mashtruar me martesë e për këtë kishte vendosur që të tërhiqte padinë.

“Msusi e ka rrejt i ka thanë që të marrë, veç shko hiqe padinë, kur e kryjti ato jo nuk po muj se pe prishi familjen, normal që prishet familja kur ka fmi e sene”, deklaroheshin familja e vajzës për GE, përcjellë "Bota sot".

Prindërit e saj deklaroheshin se rastin e kishte lajmëruar e vetme në polici, sepse ishte frikësuar.

Ata po thonë se me rastin e mësuesit ishte mashtruar vetëm që i njëjti të përfitonte seksualisht nga ajo, ndërkaq thonë se në rastin e policit vajza nuk kishte dashur të abortonte, mirëpo, polici, që është edhe i njohur i familjes i kishte thënë se nëse nuk do të abortonte do të vriste veten.

 Për këtë arsye vajza i kishte shpjeguar prindërve që ishte frikësuar. Familja e saj po thonë se e kanë të vështirë pasi që po hasin në shumë paragjykime për këtë rast, por thonë se as nuk ia falin për atë që i ka bërë vajzës.

 “Edhe ai tash e çon fëmijën në shkollë qysh i doket me ja bo atij dikush qashtu”, deklaroheshin familja.

 Për rastin e policit thanë se kanë marrë vesh nga vajza se nuk po e linte vend pa ndjekur gjithashtu dhe kurdo herë që e kishte thirrur për të dalë duhej të ishte vajza e gatshme. Të gjithë rastin familja G, ia kanë lënë drejtësisë, e nga ta tashmë po presin lajme të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat