Ordinanca e gjinekologut ku abortoi e abuzuara nga Drenasi pa licencë dhe pa kushte për abort

Kosova

Ordinanca e gjinekologut ku abortoi e abuzuara nga Drenasi pa licencë dhe pa kushte për abort

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 22:47
Ordinanca

Gjinekologu Fehmi Ahmeti ka punuar pa licencë në ordinancën e tij, ndërsa nuk ka pasur as kushte mjekësorë për të kryer abort.

Pas inspektimeve të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë është konstatuar se ordinanca e gjinekologut Fehmi Ahmeti “Kestrina” në Prishtinë është pa licencë.

Po ashtu në këtë ordinancë nuk ka pasur as kushte për të kryer abort. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Kryeinspektorja Dr. Ardita Baraku.

“Ju konfirmoj se inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor kanë inspektuar ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti dhe është konstatuar se ordinanca ka qenë pa licencë. Poashtu është konstatuar se nuk ka pasur kushte për të kryer abort”, ka deklaruar Baraku për Gazetën Shneta.

Gjinekologu Ahmeti është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Hetimet dhe inspektimet në ordinancën e tij po kryhen pas kryerjes së abortit të vajzës 18-vjeçare nga Drenasi, e cila po ashtu dyshohet të jetë viktimë e dhunës seksuale nga mësuesi Shkelzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli nga Drenasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat