Sulmohet fizikisht një pjesëtar i FSK-së i komunitetit serb

Kosova

Sulmohet fizikisht një pjesëtar i FSK-së i komunitetit serb

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një pjesëtar i komunitetit serb-pjesëtar i FSK-së, gjersa ishte duke udhëtuar me veturë private, pasi është ndalur në fshatin Mogillë të Kllokotit, është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, të cilët i kanë dëmtuar edhe parafangon e veturës.

Policia njofton se viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore, është liruar në shtëpi.

Njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar. Ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat