Krasniqi me porosi për qytetarët, në ditë “Xhuma”

Kosova

Krasniqi me porosi për qytetarët, në ditë “Xhuma”

Nga: K.M Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:42
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi në profilin e tij në facebook, sot ka shkruar me rastin e ditës së “xhuma”, një ditë kjo e rëndësishme për të gjithë besimtarët e fesë islame. Ai ka vënë në pah rëndësinë e kësaj dite, e cila vërehet edhe me anë të solidaritetit të njerëzve, të cilët pikërishtë në këtë ditë janë më të ndërgjegjshëm e u ndihmojnë nevojtarëve.

Ja postimi I plotë I Krasniqit

Sot është ditë e xhuma, ditë e madhe e reflektimit dhe e bamirësisë. Prandaj, sot e kemi rastin që ta rrisim bamirësinë ndaj atyre që janë në vështirësi. Jo rastësisht vijnë sot te xhamitë shumë njerëz hallexhinj. Ata vijnë të bindur se aty ka shumë njerëz bamirës. Sado pak që ndajmë për ta, ajo mund të jetë e madhe për ta. Ndërsa Zoti ka garantuar se atyre që japin bamirësi, ua kompenson e ua shumëfishon atë që kanë dhënë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat