Një protestuese në Drenas pëson lëndime, u godit nga guri i destinuar për policët

Kosova

Një protestuese në Drenas pëson lëndime, u godit nga guri i destinuar për policët

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Njëra nga organizatoret e protestës së sotme në Drenas, ka përfunduar e lënduar pasi është goditur në kraharor me mjet të fortë.

Media merr vesh se protestuesja është goditur me gur, por gjendja e saj aktualisht është stabile dhe është duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Guri i cili goditi protestuesen raportohet se ka qenë i destinuar në policët e Drenasit, sikurse dhe vezët për të cilat raportuam në lajmet paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat