Lladrovci: S’kemi pasur fuqi ta largojmë profesorin – Gjykata Themelore e ktheu atë në punë

Kosova

Lladrovci: S’kemi pasur fuqi ta largojmë profesorin – Gjykata Themelore e ktheu atë në punë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:11
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ai dhe komuna të cilën e drejton kanë qenë të pafuqishëm që ta pengojnë kthimin në vendin e punës të profesorit i cili dyshohet se ka abuzuar me një të mitur.

Sipas kryetarit Lladrovci, Gjykata Themelore ka vendosur që t’i pushojë hetimet ndaj personit në fjalë dhe për këtë arsye atij iu ka lejuar që të ushtrojë sërish detyrën e profesorit.

“Kërkoj nga prokuroria që t’i vazhdojë hetimet rreth këtij rasti. Duke pasur parasysh aktvendimin e prokurorisë për pushimin e hetimeve, atij i është mundësuar që të kthehet sërish në vendin e punës”.

“Unë kam kontaktuar drejtorin e shkollës ku personi në fjalë ka punuar dhe kam pyetur nëse ka ndonjë ankesë nga nxënësit. Por ata më kanë thënë se nuk ka ndonjë ankesë për personin në fjalë”.

“Prandaj ne kemi qenë të detyruar që ta kthejmë atë në vendin e punës. Ne kemi qenë të pafuqishëm ndaj vendimit të Gjykatës Themelore”.

“Unë kam kërkuar që të organizohet edhe një fushatë e cila do të shërbente për vetëdijesimin e të rinjve se ku duhet të drejtohen në rast se hasin në vështirësi të tilla".

Këto komente kryetari Lladrovci i bëri në seancën urgjente në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit e cila u organizua për të diskutuar rreth dyshimeve për ngacmimin dhe abuzimit seksual ndaj një të miture.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat