15 vjeçarja në Pejë i shpëton përdhunimit falë Policisë

Kosova

15 vjeçarja në Pejë i shpëton përdhunimit falë Policisë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

15 vjeçarja me inicialet F.Sh nga Peja u ngacmua seksualisht nga një mashkull 12 vjet më i vjetër pasditen e së mërkurës.

Vajza thotë se tentoi disa herë të dalë nga vetura por ai i kishte mbyllur të gjitha daljet.

Në rrugë e sipër vetura e F.B. nga një fshat i Istogut ishte ndalur në periferi të qytetit në një zonë ku nuk ka shtëpi banimi përreth.

E mitura e cila i përket komunitetit ashkali thotë se shqiptari 27 vjeçar kishte filluar ta prekë në këmbë. Por sipas saj, gjithçka u ndërpre falë një patrulle të policisë e cila po kalonte andejpari dhe që e prangosi të dyshuarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat