Policia kërkon ndihmën tuaj për gjetjen e grabitësit, nëse shihni këtë person lajmëroni

Kosova

Policia kërkon ndihmën tuaj për gjetjen e grabitësit, nëse shihni këtë person lajmëroni

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove dhe videove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve rajonale DRP-Pejë, në disa raste të ‘grabitjeve me armë’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018 dhe 2019, janë siguruar disa foto dhe video të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove dhe videove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Fotot dhe videot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e ‘grabitjeve me armë’, përkatësisht nga lokalet për rreth dhe nga lokalet e grabitura.

Për këtë arsyeje, Policia po kërkon bashkëpunim nga mediat dhe qytetarët, sidomos ata të cilët njohin dhe identifikojnë personin e dyshuar.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotot dhe videot e bashkangjitura të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat