Protesta “1 nga 5 milionë” në Graçanicë: Ibri nuk është kufiri

Kosova

Protesta “1 nga 5 milionë” në Graçanicë: Ibri nuk është kufiri

Nga: F.B Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:31
Pamje nga protesta “1 nga 5 milionë”

Protesta “1 nga 5 milionë” që me muaj po zhvillohet në qytetet serbe në Serbi, për befasi të shumë njerëzve u mbajt javën që shkoi në Mitrovicë, ndërsa këtë mbrëmje në Graçanicë, shkruan Kossev, transmeton “Bota Sot”.

Kërkesat e pjesëmarrësve në protestën e Mitrovicës ishte zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe qëndrimi se secili në Serbi ka të drejtë të mendojë lirshëm. Ndërsa nga rrugët e Graçanicës ku sot u shëtit nga protestuesit përveç këtyre kërkesave iu shtuan edhe pyetja “çfarë do të thotë kufizimi”.

Të tubuarve para stacionit policor në qendër të Graçanicës iu prinin organizatorët Branislav Markoviç dhe Marko Jakshiq e Dejan Nedeljkoviç.

Ata kanë bartur transparentin tashmë të njohur “1 nga 5 milionë”, ndërsa merret pjesë edhe profesoresha e Universiteti Rada Trajkoviq dhe qytetarë nga Gorazhdeci.

Protesta njoftohet të ketë kaluar pa ndonjë incident, ndërsa në të nuk kanë marrë pjesë shumë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat