Moti në Kosovë, nga e marta ulje e temperaturave

Kosova

Moti në Kosovë, nga e marta ulje e temperaturave

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Në pesë ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin. Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet parashihen të ulën deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri në 13 gradë Celsius (ditën e hënë).

Përgjithësisht nga dita e martë, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt. Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat