Sindikata e Judikaturës emëron kryetarin e ri

Kosova

Sindikata e Judikaturës emëron kryetarin e ri

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Pallati i Drejtësisë

Sindikata e Judikaturës së Kosovës, ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra kryetarin e deritanishëm, Asllan Rusinovci, për shkak që i njëjti tani më është i pensionuar.

Po ashtu kjo sindikatë njoftoi se në mbledhjen e sotme ka bërë zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit organizativ.

Ushtrues detyre i kryetarit është zgjedhur Bahri Jashari, nënkryetar është zgjedhur Hasan Rukovci, ndërsa sekretar organizativ është zgjedhur Florim Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat