Gruaja e aksidentuar që humbi fëmijën, do të dërgohet nesër për shërim në Turqi

Kosova

Gruaja e aksidentuar që humbi fëmijën, do të dërgohet nesër për shërim në Turqi

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Pamje nga momenti i aksidentimit

Taunita Hoxha të dielën pësoi lëndim të rëndë në Kolovicë, pasi u godit nga një kampionetë. Fatkeqësisht, ajo përveç që humbi fëmijën që priste për ta lindur, pësoi edhe lëndime të rënda trupore.

Aktualisht, 22 vjeçarja po vazhdon të qëndroj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por shërimi i saj nuk do të jetë i mundur në Kosovë. Sipas burimeve të IO, ajo të martën do të dërgohet për shërim në Turqi.

Qytetarët nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët, janë solidarizuar duke dhënë shuma të ndryshme parash që t’a arrijnë fondin e nevojshëm për shërim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat