Deputetja e AAK-së për Lahi Brahimajn: Padrejtësitë nuk kanë të ndalur

Kosova

Deputetja e AAK-së për Lahi Brahimajn: Padrejtësitë nuk kanë të ndalur

Nga: A.Zh Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:17
Lahi Brahimaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, ka reguar pasi Gjykata Speciale, ka ftuar për intervistim anëtarin e kësaj partie Lahi Brahimaj.

Kadrijaj në një postim në Facebook, ka thënë se padrejtësitë nuk po ndalet dhe se kjo po shihet në rastin e gjeneralit Brahimaj, përcjell Bota sot.

Ajo ka kujtuar se si Brahimaj ishte gjykuar e rigjykuar dhe në fund kishte dalë fitimar, duke shprehur bindjen se edhe kësaj radhe, do të konfirmohet pafajësia e tij.

Postimi i saj i plotë:

Se padrejtësit nuk kanë të ndalur kjo shifet në rastin tuaj gjeneral.

U gjykove e u ri gjykove e dole fitimtar.

Edhe kësaj radhe do të konfirmohet pafajsia.

Respekt për ju dhe familjen Brahimaj që aq shumë dhatë për atdheun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat