Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga Presidenti mosdekretimin e Ligjit për Paga

Kosova

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga Presidenti mosdekretimin e Ligjit për Paga

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:30
Protesta e punëtorëve të KEK-ut

(E plotësuar) - Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK) protestuan para Qeverisë së Kosovës për kundërshtimin e Ligjit të Pagave, të cilët kërkuan nga Presidenti i Kosovës mos dekretimin e këtij ligji, i cili është miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut Nexhat Llumnica,  duke thënë se kjo korporatë është futur në Ligjin për Paga padrejtësisht, pohoi se Qeveria dhe Kuvendi, në vend që ta stimulojnë këtë korporatë të fuqishme në Kosovë, po dëshirojnë ta shkatërrojnë.

Llumnica: I bëjmë thirrje presidentit Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Ligjin për Paga

“Nga këtu i bëjmë thirrje presidentit Hashim Thaçi që mos ta dekretoj këtë ligj, pikërisht amendamentet ku përfshihet korporata energjetike e Kosovës. I bëjmë thirrje Parlamentit të Kosovës që ta rishqyrtoj këtë ligj dhe të jetë në favor të kompanive publike dhe ndërmarrjeve publike e jo në degradimin e tyre. Nga këtu ju bëjmë thirrje institucioneve relevante, se ne nuk do të qëndrojmë të qetë, nuk do të tolerojmë që të jemi në këtë Ligj për paga. Nuk e meritojmë të jemi këtu dhe në rast se nuk përmirësohet ky gabim, në do të vazhdojmë me protesta dhe greva deri ën realizimin e kërkesës sonë”, thotë Llumnica. 

Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Sindikatës së KOSTT,  ku kryetari i kësaj sindikate Adem Gashi, ka thënë se kërkesat e punëtorëve të KOSTT janë të ngjashme sikur të atyre në KEK.

Gashi ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq deri në realizimin e kërkesave,

Gashi: Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave

“Do të vazhdojmë (me protesta) deri në plotësimin e të gjitha kërkesave tona. Ne nuk do të ndalemi”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, përkrah kësaj proteste të punonjësve të KEK –ut kanë qenë edhe drejtues Federatës Sindikale të PTK-së.

Lamih Balaj, kryetar i Federatës, ka thënë se gabimi me Ligjin e Pagave duhet të rregullohet, në të kundërtën të ashpërsohen grevat dhe protestat.

Balaj: Kërkojmë që të rregullohet gabimi që është bërë në Ligj

“Dashtë Zoti, që ky gabim që e kanë bërë zyrtarët të rregullohet. Të mos na detyrojnë të dalim në rrugë, sepse nuk është dëshirë e jona me dal në rrugë. Kërkojmë edhe një herë që mos të bëjnë gabime”, theksoi Balaj.

Ndërsa, edhe kryetari i BSPK Avni Ajdini, i cili mori pjesë në protestë, ka thënë se kërkesat e punëtorëve të KEK janë legjitime dhe të drejta, ngaqë nuk po kërkojnë lëmoshë por ‘djersën’ e punëtorëve.

Ajdini: Kërkesat e juaja janë legjitime

“Konsideroj se ju po e mbroni të drejtën legjitime, elementare dhe dinjitetin personal të juaj. Edhe unë bashkë me ju qëndroj mbrapa kësaj që asnjë herë pe nuk do të lëshojmë”, theksoi Ajdini.

 Në fund, Llumnica ka kërkuar edhe një takim me presidentin Hashim Thaçi për prezantimin e kërkesave të arsyeshme nga Sindikata e Re e KEK-ut.

Edhe punëtorët e KEK-ut në protestë, kundërshtojnë Ligjin për Paga

Punëtorët e KEK-ut kanë protestuar sot në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë për kundërshtimin e Ligjit për Paga.

Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së re të KEK-ut gjatë protestës ka kërkuar nga presidenti që të mos e dekretojë Ligjin për Paga, pasiqë janë të pakënaqur me përfshirjen e KEK-ut në këtë ligj.

 "Qeveria dhe Kuvendi në vend që ta stimulojë këtë ndërmarrje të fuqishme në Kosovë, po dëshirojnë ta shkatërrojnë. I bëjmë thirrje Presidentit të Kosovës që mos ta dekretojë Ligjin për Paga", tha Llumnica.

Edhe përfaqësuesi i Sindikatës së KOSTT,  Adem Gashi, ka thënë se kërkesat e tyre janë të ngjashme sikur të KEK.

Protestën e KEK-ut e ka mbështetur Lamih Balaj, kryetar i Federatës sindikale të PTK-së ,i cili ka thënë se gabimi me Ligjin e Pagave duhet të rregullohet, në të kundërtën të ashpërsohen grevat dhe protestat.

Kryetari i BSPK Avni Ajdini, theksoi se nuk po kërkojnë lëmoshë por ‘djersën’ e punëtorëve.

 "Pa ne nuk mund të zhvillohet ky vend, sepse ne jemi bijtë e këtij vendi. Konsideroj se ne dhe ju po e mbroni të drejtën e juaj dhe assesi pe nuk do të lëshojmë. Kërkoj nga Qeveria që të merren masa menjëherë që të plotësohen kërkesat e punëtorëve... Stop korrupsionit", tha Ajdini.

Protesta e punëtorëve të KEK-ut (Drejtpërdrejt) 

Sindikata e punëtorëve të KEK-ut ka njoftuar se sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar heqjen e kësaj kompanie nga ligji për pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat