Sundimi i ligjit, USAID-i dhe BE nënshkruajnë letër marrëveshje

Kosova

Sundimi i ligjit, USAID-i dhe BE nënshkruajnë letër marrëveshje

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Drejtoresha e Misionit të USAID-it Lisa Magno dhe shefi i Sektorit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian (BE), Luigi Brusa, nënshkruan sot një letër marrëveshje

Drejtoresha e Misionit të USAID-it Lisa Magno dhe shefi i Sektorit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian (BE), Luigi Brusa, nënshkruan sot një letër marrëveshje, e cila shpreh përkushtimin e palëve për të bashkëpunuar lidhur me programet e ndihmës financiare për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Letër marrëveshja përfshin ndarjen e punëve në fusha të caktuara të sundimit të ligjit. 

Veçanërisht për USAID-in, kjo përfshin punën me gjykatat, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe punën në fushën e të drejtës komerciale, ndërsa për BE-në kjo përfshin punën në infrastrukturë, zyrat e prokurorisë si dhe punën me noterët dhe administratorët e falimentimit. 

Letër marrëveshja thërret për krijimin e një këshilli drejtues, i cili do të shqyrtojë rezultatet e përbashkëta të aktiviteteve BE-USAID me Qeverinë e Kosovës dhe aktorët e tjerë të fushës së drejtësisë.

Ajo gjithashtu bën thirrje për përfshirjen e sesioneve të përbashkëta të planifikimit të punës brenda tenderëve të BE-USAID-it në sundimin e ligjit.  

Ndryshe, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar udhëheq ndihmën ndërkombëtare të Qeverisë amerikane dhe asistencën në rastet e fatkeqësive përmes partneriteteve dhe investimeve, të cilat shpëtojnë jetë, zvogëlojnë varfërinë, forcojnë qeverisjen demokratike dhe u ndihmojnë njerëzve të dalin nga kriza humanitare dhe të përparojnë deri në atë masë që të mos kenë nevojë për ndihmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat