Çollaku thotë se nuk ka presion ndërkombëtar për ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi

Kosova

Çollaku thotë se nuk ka presion ndërkombëtar për ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:19
Bekim Çollaku

Bekim Çollaku, shef i Stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe mes dy vendeve.

Çollaku ka thënë në emisionin “Pressing”, se "nuk ka presion ndërkombëtar" që Kosova dhe Serbia të arrijnë ndonjë marrëveshje të caktuar.

Sipas tij, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Evropian, e as ndonjë shtet anëtar i BE'së nuk po bën shtytje për një skenar të caktuar.

Zgjidhjen do ta bëjnë vetëm palët, Kosova dhe Serbia, ka deklaruar Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat