Ministri Bytyqi nuk është deklaruar asnjë herë për mbylljen e asnjë universiteti

Kosova

Ministri Bytyqi nuk është deklaruar asnjë herë për mbylljen e asnjë universiteti

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:55
Shyqyri Bytyqi

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se ministri Shyqyri Bytyqi ka qene dhe mbetet i përkushtuar të ndihmojë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat.

Ministria po ashtu sqaron, se ministri Bytyqi në asnjë moment nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti në Kosovë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Me qellim te nje sqarimi sa me te mire per opinionin, lidhur me raportin per qendrueshmerine e universiteteve publike, nje teme e mbyllur tashme, mirepo qe vazhdon kohe pas kohe te riaktualizohet per arsye te cilat nuk i kemi te qarta, madje edhe duke u interpretuar ne menyre jo te drejte, eshte mire te kuptohet se: Ministri Bytyqi ne asnje moment nuk eshte deklaruar per mbylljen e asnje universiteti ne Kosove.

Raporti per te cilin po flitet ka gati nje vit qe eshte mbyllur nga ana e Ministrise, i njejti eshte bere nga eksperte per nevoja te brendshme, ndersa veprimet tjera jane pertej politikave te Ministrise.

Ministri Bytyqi ka qene dhe mbetet i perkushtuar te ndihmoj ne zhvillimin dhe qendrueshmerine e te gjitha institucioneve te arsimit te larte publik dhe privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat