Veseli nesër pret Limajn e Ahmetin në Kuvend

Kosova

Veseli nesër pret Limajn e Ahmetin në Kuvend

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 23:37
Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë më Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin të cilët janë mandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë, nësër do të kenë një takim tjetër.

Është Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ai i cili do t’i pres nesër kabinetin e tij, Limajn e Ahmetin. 

"Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. Vendi: Kabineti i Kryeparlamentarit. Koha: 10:00", thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Sipas raporteve në këtë takim do diskutohet rreth çështjes së finalizimit të Platformës së Dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat