Universitetet publike shqiptare kërkojnë më shumë autonomi nga politika

Kosova

Universitetet publike shqiptare kërkojnë më shumë autonomi nga politika

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:36
Tryeza

(E plotësuar) - Në përvjetorin e 49- të themelimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” , janë bërë bashkë gjithë rektorët e universiteteve publike shqiptare për të folur rreth sfidave dhe bashkëpunimit që duhet të kenë në të ardhmen.

Me këtë rast u theksua se Universitetet publike shqiptare duhet të kenë më shumë autonomi nga politika dhe këta të fundit të mbështetin financiarisht arsimin e lartë publik.

Me këtë rast, rektori i Universitetit të Prishtinë, Marjan Dema, tha se themelimi i Universitetit të Prishtinës ka qenë një moment historik pasi e ka ndryshuar kulturën e arsimit në një kohë shumë të vështirë për Kosovën.

Siç thotë rektori Dema, Universiteti i Prishtinës e ka dhënë provimin tash e një kohë, pasi duke kaluar shumë sfida , asnjëherë nuk ka qenë më mirë se deri tani.

Sa i për ketë ngritjes së cilësisë,  ai kërkoi më shumë mbështetje financiare nga institucionet që t’i shtyjnë përpara programet e tyre. Ndërsa i bëri apel politikës që t’i largojnë duart nga universitetet publike.

Dema: Universiteti e ka kuptimin e vet në qoftë se është i pavarur

“Ne kërkojmë që të kemi mbështetjen në mënyrë që të ngrisim risim cilësinë e mësimdhënies, të ngrisim nivelin e hulumtimeve shkencore e punës artistike, e shumë fushave tjera. Në veçanti këto arrihen në qoftë se do të kemi autonomi më të madhe. Por njëkohësisht dhe ne të marrim obligime që këtë detyrë do të kryejmë në mënyrën më të mirë. Gjithmonë duke u mbështetur në vlerat themelore të arsimit të lartë që është integriteti, qasja e barabartë për të gjitha palët, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia publike....bëjmë apel tek të gjithë faktorët qeveritar që t’i ndihmojnë universitetet, të mos ndërhyjnë politikisht në universitete sepse universiteti e ka kuptimin e vet në qoftë se është i pavarur”, tha rektori Dema.

Ndërsa, rektori i Universitetit të  Gjilanit, Bajram Kosumi ka thënë se universitetet publike janë në krizë tash e një periudhë të gjatë. Kjo krizë sipas tij është si rrjedhojë  e shumë faktorëve, ndër ta dhe investimi i ulët financiar që po bëhet në arsimin e lartë publik.

Ai kishte dhe kritika në ndërhyrjet politike, pasi siç konsideron ai, autonomia e universiteteve në 20 vitet e fundit është në rrënim e sipër dhe ende po vazhdon të rrënohet.

Kosumi: Autonomia e universiteteve është e dëmtuar seriozisht

“Universitetet publike Shqiptare dhe arsimi i lartë publik janë në krizë tash e një periudhë të gjatë dhe kjo krizë është rrjedhojë e shumë faktorëve të cilët ne duhet t’i trajtojmë seriozisht dhe të mundohemi t’i zgjidhim për të mirën e publikut për çka jemi të thirrur...këto 20 vitet e fundit, autonomia e universiteteve është në rrënim e sipër, vazhdon ende të rrënohet. Autonomia e universiteteve është e dëmtuar seriozisht, qoftë nga ndërhyrjet e politikës, qoftë nga ndërhyrjet të bizneseve. Por autonomia po vazhdon të jetë e plagosur rëndë”,  tha ai

Kurse, rektori  i universitetit, ”Fan S-Noli” në Korçë,  Ali Jashari tha se kjo konferencë nuk duhet të mbetet me kaq dhe duhet të mblidhen sa më shpesh në mënyrë që të paraqet gjitha problemet dhe të zgjidhen ato.

Ai propozoi që një herë në tre muaj të mblidhen dhe t’i marrin gjitha çështjet një për një dhe të shkojnë drejt një realizimi konkret të tyre.

Jashari: Një herë në tre muaj ne duhet të mblidhemi

“Kjo konferencë, e tha dhe profesor Berzulli që nuk duhet të mbetet me kaq. Prandaj duhet të bëjmë zyrtare, të zyrtarizojmë të bëjmë publike që të paktën një herë në tre muaj ne duhet të mblidhemi për t’i diskutuar problemet që shtrohen në atë deklaratë që do të nënshkruajmë më pas... ne duhet të bëjmë një plan veprimi që në konferencën tjetër, pas tre muajsh ose më parë ne duhet t’i marrim të gjitha çështjet një për një dhe të shkojmë drejt realizimit konkret”, deklaroi, ai.

 Rektori i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata u fokusua më shumë tek bashkëpunimi më i madh ndërmjet tyre në mënyrë që të ketë ngritje të cilësisë në arsim.

Sipas rektorit Gjata, institucionet private të arsimit të lartë, nuk duhet mbyllur, pasi  tregu i lirë e mundëson që të jenë ato. Mirëpo, siç thotë ai,  institucionet qeveritare duhet të përdorin standarde të njëjta dhe mos bëjnë dallime duke i favorizuar ato private.

Gjata: Të ketë të njëjta standarde si në atë arsimin e lartë publik, ashtu dhe në arsimin e lartë jo publik

“Duhet të pranojmë disa fakte reale, jetojmë në shoqëri të tregut dhe jemi institucione publike. Kanë në fund të fundit një kontradiktë ndërmjet tregut dhe institucioneve publike. Ne jemi për institucione, për arsimin e lartë publik. Por është e pamundur të ndalohet të bllokohet zhvillimi i institucioneve paralele private, siç ndodhë në gjithë botën, nuk jemi ndryshe nga vendet e tjera. Ajo që duhet kërkuar është që të ketë të njëjta standarde si në atë arsimin e lartë publik, ashtu dhe në arsimin e lartë jo publik”, tha rektori Gjata.

Në fund u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e këtyre rektorëve ku pretendohet të angazhohen në disa pika në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin ndërmjet universiteteve publike shqiptare.

Përndryshe, kjo është hera e parë që universitet publike shqiptare organizojnë konferencë të përbashkët.

Rektorët numërojnë sfidat që kanë universitetet shqiptare

Përvjetori i 49 i themelimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” i ka bërë bashkë gjithë rektorët e universiteteve publike shqiptare.

Rektori i Universitetit të Prishtinë, Marjan Dema duke folur për themelimin e universitetit, ka thënë se momenti i themelimit të tij ka qenë historik, pasi ka ndryshuar kulturën  e arsimit në një kohë shumë të vështirë.

Sipas tij, Universiteti i Prishtinës e ka dhënë provimin, duke kaluar shumë sfida përfshi dhe ato politike.

“Universiteti i Prishtinës, asnjëherë nuk ka qenë më mirë se deri tash”, tha Dema.

Rektori Dema kërkoi dhe mbështetje nga institucionet në mënyrë që të ketë rritje të cilësisë. Gjithashtu, tha se duhet të largohen ndikimet politike.

“Ne kërkojmë që të kemi mbështetjen në mënyrë që ngrisim cilësinë e mësimdhënies, hulumtimeve shkencore dhe shumë fushave të tjera, këto arrihen nëse kemi autonomi më të madhe”, deklaroi ai.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka thënë universitetet janë në krizë tash e një periudhë të gjatë. Kjo krizë sipas tij është si rrjedhoi e shumë faktorëve.

 “Këto 20 vitet e fundit autonomia e universiteteve publike është duke u dëmtuar seriozisht, qofotë nga ndërhyrjet politike, ashtu dhe nga grupet e biznesit”, tha ai.

Në lidhje me kolegjet private, tha se ato janë shndërruar në biznese.

Rektori  i universitetit të  Korçës, Ali Jashari tha se kjo konferencë nuk duhet të mbetët me kaq dhe duhet të mblidhen sa më shpesh në mënyrë që të paraqen të gjitha problemet.

Kurse, rektori i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata u fokusua më shumë tek bashkëpunimi më i madh në mënyrë që të ketë ngritje të cilësisë.

Ai gjithashtu kërkoi që të ketë standarde të njëjta si për universitetet publike, ashtu dhe për ato private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat