Kamenica nënshkruan marrëveshje me një organizatë zvicerane për promovimin e prodhimtarisë bujqësore

Kosova

Kamenica nënshkruan marrëveshje me një organizatë zvicerane për promovimin e prodhimtarisë bujqësore

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:48
Qëndron Kastrati

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Kamenicë, ngritjes së sipërfaqeve të kultivuara dhe çertifikimin e fermerëve.

Postimi i plotë:

Bashkë me drejtoreshën e organizatës zvicerane CARITAS për Kosovë znj.Vera Haag Arbenz, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Kamenicë, ngritjes së sipërfaqeve të kultivuara dhe çertifikimin e fermerëve.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje synojmë përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të të hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën tonë.

Urime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat