Fotografi e rrallë: I moshuari që i puthë armën ushtarit të KFOR-it pas mbarimit të luftës

Kosova

Fotografi e rrallë: I moshuari që i puthë armën ushtarit të KFOR-it pas mbarimit të luftës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:01
Lufta e Kosovës

Lufta e Kosovës është ndër ngjarjet më të rënda që kemi përjetuar, prandaj edhe gëzimi kur ajo përfudoi vëregej qartë edhe në gjestet e kosovarëve, si ky I moshuar që I puth pushkën ushtarit të KFOR-it.

Në këtë fotografi të bërë në vitin 1999, pas përfundimit të luftës shihet një i moshuar që po i puthë armën një ushtari të KFOR-it, duke e shprehur hpatas gëzimin që kishte që serbët u larguan nga vendi, dhe më në fund liria triumfoi.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998. U zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat