Prishtina gati për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë

Kosova

Prishtina gati për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:58
Pamje nga Prishtina

Kosova nesër feston 11 vite që nga shpallja e pavarësisë.

Saktësisht më 17 shkurt të 2008-tës, në Kuvendin e Kosovës ishte lexuar deklarata e pavarësisë.

Shteti më i ri në Evropë është njohur nga më shumë se 110 vende në mbarë botën.

E për të shënuar këtë datë historike, në kryeqytetin e Kosovës janë përgatitur një numër i madh aktivitetesh.

Përveq koncertit që do të mbahet në orët e mbrëmjes, është planifikuar edhe parakalimi i FSK-së.

FSK do të parakalojë nesër për herë të parë si ushtri.

Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat