Moti për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë - Bota Sot
Moti për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë

Kosova

Moti për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 07:26
Prishtina

Në fundjavë mot kryesisht me diell, temperaturat në rritje. Në fillim të javës mot pranveror.

Në ditët e ardhshme, nën kushtet e fushave të presionit të lartë, që do të sjellin kthjellime dhe diell, nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, derisa vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave normale, mirëpo kohëpaskohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

17.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.

18.02-19.02 – Mot i butë, i kthjellët dhe me diell.

20.02 – Mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C, e ato maksimale nga 8C deri 13C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriu 1-5m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale dhe do të mbetet e lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...