Nënshkruhet bashkëpunimi në mes komunave të Kosovës me komunat arbëreshe të Italisë

Kosova

Nënshkruhet bashkëpunimi në mes komunave të Kosovës me komunat arbëreshe të Italisë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Pamje nga vidoja

 

(E plotësuar) - Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka iniciuar bashkëpunimin komunal ndërkombëtar ne mes dy komunave te Kosovës dhe dy komunave arbëreshe në Itali.

Këto marrëveshje janë nënshkruar gjatë ditës së sotme nga komunat e Kosovës, ajo e Lipjanit dhe Fushë Kosovës, me komunat Qivita dhe Frashineto të Italisë.

Sekretarja e Ministrisë Administratës, Rozafë Ukëimeraj, tha se kjo marrëveshje do të sjellë më shumë mundësi për miqësinë, shkëmbimin e përvojave dhe fushave tjera me interes për vendin.

 "Iniciativa për një gjë të tillë, ka filluar qysh moti. Jemi gëzuar që kjo që po ndodhë sot në përvjetorin e Pavarësisë. Dy komunat e Kosovës, kanë kryer të gjitha procedurat ashtu siç është e paraparë edhe me legjislacion. Kjo marrëveshje do të jenë një mundësi më shumë për miqësinë, shkëmbimin e përvojave dhe fushave tjera me interes për vendin. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për tu arritur kjo marrëveshje", ka thënë ajo.

E kryetari i komunës së Frashinetos, Angela Capatona, tha kjo marrëveshje është në të mirë të shëmbimit të përvojave kulturore, ndërsa u shpreh e lumtur se e njëjta  po nënshkruhet pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

" Jemi shumë të lumtur që sot kemi ardhur për të bërë nënshkrimin zyrtar. Jemi shumë të lumtur që kemi ardhur dhe po ashtu që është rastisur me ditën e pavarësisë. Pavarësia është ajo farë e cila mundëson gurthemelin që të zhvillohet vendi në formën më të mirë.... kjo marrëveshje mundëson që të zhvillojmë aktivitete kulturore në të mirë të vendit", ka thënë ai.

Marrëveshja në mes dy komunave të Kosovës me ato arbreshe

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka iniciuar bashkëpunimin komunal ndërkombëtar ne mes dy komunave te Kosovës dhe dy komunave arbreshe në Itali.

Marrëveshjet nënshkruhen nga komunat Lipjan dhe Fushë Kosovë me komunat Qivita dhe Frashineto.

Live

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat