Haradinaj: Kosova ka orientuar ekonominë kah Britania e Madhe

Kosova

Haradinaj: Kosova ka orientuar ekonominë kah Britania e Madhe

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:53
Ramush Haradinaj është takuar me një delegacion nga Britania e Madhe.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me një delegacion nga Britania e Madhe.

Ai ka thënë se tashmë Kosova ka orientuar ekonominë nga ky shtet.

Shkrimi i plotë:

Kosova ka orientuar ekonominë kah aleatët e saj të përhershëm dhe mirëpret investimet nga Britania e Madhe. Për avancimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe për promovimin e Kosovës si adresë e duhur për të investuar, sot në një takim përmbajtjesor bashkëbiseduam me delegacionin e Britanisë së Madhe, përbërë nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Vickers dhe John Grogan, shoqëruar nga ndërmarrës të rinj nga diaspora jonë. Në kuadër të takimit, shpreha mirënjohjen e thellë për qëndrimin e zëshëm dhe të qartë të Mbretërisë së Bashkuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat