Deputetët e VV-së njëzëri: Duam një ushtri të denjë, që mbron çdo centimetër të territorit tonë

Kosova

Deputetët e VV-së njëzëri: Duam një ushtri të denjë, që mbron çdo centimetër të territorit tonë

Nga: A.ZH Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës, e kanë uruar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja Drita Millaku, ka publikuar disa imazhe, ku shfaqet me kolegët e saj, që i janë bashkuar festës në shesh.

Ajo ka thënë se ata duan një Kosovë ndryshe në vitet që vijnë, me zhvillim ekonomik e arsim, me sistem te mirrëfilltë të drejtësisë dhe barazi.

Millaku ka thënë se ata mbi të gjitha, duan një ushtri të denjë e cila e mbron çdo centimetër të territorit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Millakut:

Sot Kosova po i bënë 11 vjet. Duam e shpresojmë që vitin e vitet që vijnë ta kemi një Kosovë ndryshe, me zhvillim ekonomik e arsim, me sistem te mirrëfilltë të drejtësisë dhe barazi. Mbi të gjitha me një ushtri të denjë e cila e mbron çdo centimetër të territorit tonë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat