Kosova, atdheu ynë

Kosova

Kosova, atdheu ynë

Nga: Shaip Jashari Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:06
Pamje nga festa për 11 vjetorin e Pavarësisë

Grupi qytetarë nga Lipjani mbajti tubimin e paralajmëruar sot në sheshin “Adem Jashari”, me moton “Kosova Atdheu Ynë”.

Pjesëmarrësve në këtë tubim ju drejtua kryesuesi i këtij grupi, Shaip Jashari, me një fjalë rasti: “Sot po shënjojmë 11 vjetorin e pavarësisë, këtë vit shënojmë edhe 20 vjetorin e lirisë nga okupatori shteti serb. 

Ne e dimë që çmimi i lirisë dhe pavarësisë, është gjithmonë i lartë. Ne populli shqiptar i Kosovës (dardanët), e kemi paguar lirinë e pavarësinë me çmimin më të lartë të mundshëm, me qindra mija viktima, me mija e mija masakra, me qindra mija vajza të mitura e gra të dhunuara, me miliona të përndjekur nga regjimi serb. Kemi kaluar 121 vjet holokaust, i programuar e i planifikuar për zhdukjen e popullit shqiptarë të Kosovës (dardanët) nga shteti serb.

Kosova nuk është bërë shtet për tu shkatërruar e zhdukur menjëherë siç po tentohet me marrëveshjen për ndarjen e Kosovës, ajo është bërë shtet shtëpi e popullit të vuajtur dhe shpresë për të ardhme të sigurt. Përgjegjësia për shtetin nuk është në duart e një grupi të privilegjuar, ajo është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve. Askush nuk na e falë demokracinë, është obligim qytetar të ngrihet zëri për të gjitha çështjet qoftë për ato më të thjeshtat apo për çështje madhore si: ndarja e Kosovës, shkatërrimi i shtetit. Duhet ta ngrehim zërin kundër ndarjes së Kosovës ngase vetëm kështu garantojmë ekzistimin e Kosovës shtet dhe sigurojmë që fëmijët tanë të rritën e të jetojnë në Kosovën shtet demokratik”.

Në fund fjalimi u përmbyll më siç u tha me faljet e themeluesit të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova: “Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat