Kështu u festua përvjetori i njëmbëdhjetë i Pavarësisë në vendlindjen e Haradinajt - Bota Sot
Kështu u festua përvjetori i njëmbëdhjetë i Pavarësisë në vendlindjen e Haradinajt

Kosova

Kështu u festua përvjetori i njëmbëdhjetë i Pavarësisë në vendlindjen e Haradinajt

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 20:49
Gllogjan

Për 17 shkurt, tingujt e muzikës patriotike u dëgjuan në Gllogjan. Aty qytetarët e shumtë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Ndërsa, atmosferë festive kishte edhe në qytetin e Pejës. T7 ka qëndruar sot gjatë ditës në Dukagjin, ku përmes një kronike jua sjell emocionet që mbretëruan sot atje.

20 vjet më parë, këtu në Gllogjan të Deçanit, po luftonin Shkëlzen dhe Luan Haradinaj. E sot, janë pikërisht nipat e mbesat e tyre që kanë ardhur për t’i nderuar me homazhe.

Dëshmorët në Gllogjan në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i nderuan edhe qytetarë të shumtë.

Tek varrezat e dëshmorëve, nuk kishin si të mungonin as lotët.

E dikush që nuk e largon asnjëherë uniformen e UCK-së, herët në mëngjes e kishte nisur udhëtimin e tij në qytetet e Kosovës.

Atmosfere e njëjtë festive ishte edhe në qytetin e Pejës.

Deklarata e Pavarësisë ishte ekspozuar për herë të parë në këtë qytet.

Kjo gjë e zgjoi kureshtjen e qytetarëve, të cilët edhe e mirëpriten këtë ide.

E flamujt e shtetit të Kosovës, kishin mbuluar sheshin kryesor të Pejës.

Për disa qytetarë, kjo ditë sjell gëzime ngjashëm me 17 shkurtin e 2008-es.

Por, për dikë, ky zbukurim i sheshit dhe aktivitetet e tjera në këtë qytet, nuk janë të mjaftueshme.

E 11 vjetorin e pavarësisë, po e shijonin më së shumti fëmijët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...