Moti në Kosovë, temperaturat deri në 13 gradë - Bota Sot
Moti në Kosovë, temperaturat deri në 13 gradë

Kosova

Moti në Kosovë, temperaturat deri në 13 gradë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat kanë përfshirë vendin tonë ditëve të fundit, do të mbesin të qëndrueshme, pothuaj gjatë gjithë javës, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Të premten pritet të ketë luhatje të vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri në 7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...