Haradinaj flet për fjalët e rënda që i tha dje Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës

Kosova

Haradinaj flet për fjalët e rënda që i tha dje Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:55
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Në seancën solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbajti një fjalim që bëri të tjerët të mendojnë për lëkundje në koalicionin qeverisës.

Ndërkohë, u raportua se Ramush Haradinaj ishte i acaruar gjatë dhe pas atij fjalimi.

Por, një gjë të tillë ka mohuar i pari i ekzekutivit. Gjatë homazheve në Gllogjan, Haradinaj është pyetur për këtë çështje.

Haradinaj: Nuk kam qenë i acaruar me seancën

“Nuk e di që kam qenë i acaruar për besë edhe acarimet i kam jep të natyrave tjera jo vetëm të asaj që ka ndodh në seancë, nuk ka pas të bëjë me seancë... probleme  të mia, do të ju tregoj ndonjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Kur përfunduan fjalimet në seancën e djeshme solemne, Haradinaj është dëgjuar edhe teksa bënte disa ofendime.

“Ma qenef mashkull në jetë...”, kishte thënë ai.  I pyetur se kujt iu kishte referuar, ai tha se nuk i kujtohet.

Haradinaj: Nuk e di kujt i  kam thënë

“Për besë nuk më kujtohet, nuk po di a e kam thënë, por hiç nuk  po më kujtohet, ka qenë ka dalja por  nuk e di për çfarë ka qenë tema”, ka thënë ai. 

***

Kryeministri Ramush Haradinaj, edhe një herë ka folur për qëndrimin e tij, për kufijtë e Kosovës.

Në Gllogjan ai tha se ‘Serbia po vendosë kushte për Kosovën për shkak të udhëheqësve të dobët që kemi”.

Ato që i dëgjoni në media, nuk janë të habitshme, të cuditshme, por janë deri në konsolidimin e shtetit tonë dhe pozicionimin e Kosovës si shtet ibarabartë me vendet tjera në botë. Ajo që ka mbetur e hapur me Serbinë, është që ka mbetur një marrëveshje që sjell njohje, me kufijtë ekzistues. Ne me kapacitetin tonë luftarak edhe me dije, ka rezulutu me lirinë e Kosovës. Do të ishte e pafalshme që shqiptarët me hap një të arritur, nuk bëhmë hapa mbrapa. Na thuhet se duhet një vlerë në shkëmbim të njohjes nga Serbia, fakti që na thuhet kështu tregon se jemi udhëhequr shumë dobët. Një vend që ka qenë viktimë e është ushtruar gjenocid, është përndjekë krejt populli, gjysma kanë dalë e gjysma janë mshefë nëpër mali e ku e di unë, që ka 20 mijë të dhunuara, po u dashka me dhanë dicka a ku e di. Në fakt, njohja nga Serbia do të duhej të vinte si kërkim – falje për atë që ka bërë në Kosovë”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk do të ketë ndryshime kufijsh.

“Le ta harron gjithkush që kemi me dhënë tokë, territore e kufi. Nuk është e vërtetë që i kemi lujtë fjalët për demarkacion me Malin e Zi, kemi ra dakord për një marrëveshje me i korrigju ata kufij. Kufiri është në Çakorr e në Kullë. Me Serbinë, i kemi kujfitë ekzistues”, ka thënë ai.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj po bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët Kombit në Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat