Haradinaj nuk e mohon se fjalët ‘qenef mashkull’ i pati për Veselin

Kosova

Haradinaj nuk e mohon se fjalët ‘qenef mashkull’ i pati për Veselin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka mohuar se i është drejtuar me fjalët ‘qenef mashkull’, partnerit të tij të koalicionit që vjen nga PDK’ja.

I pyetur nga gazetarët, Haradinaj ka thënë se ‘nuk e di për cka ka qenë tema’.

“Për besë nuk më kujtohet. S’po di a e kam thanë, nashta e kam thanë, ka qenë kah dalja atje, nuk e di për çka ka qenë tema”, ka thënë ai.

Ndryshe, më shumë se asnjëherë tjetër, partnerët e koalicionit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, dje (më 17 shkurt) janë parë të nervozuar me njëri-tjetrin.

Kur fjalimet përfunduan, Haradinaj nuk u përshëndet me të pranishmit dhe zgjodhi të dilte nga salla ndaras.

Por, kur Haradinaj bëri disa ofendime me gjasë mund t’i jetë referuar Kadri Veselit, me të cilin u pa i nervozuar gjatë tërë seancës. “Ma qenef mashkull në jetë…”, u dëgjua të thotë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat