31 raste të dhunës seksuale, këto janë dënimet e parapara

Kosova

31 raste të dhunës seksuale, këto janë dënimet e parapara

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Në vitin e kaluar në Policinë e Kosovës janë raportuar 31 raste të dhunës seksual dhe 46 raste sulm seksual.

Në vitin 2018, në tërë Kosovën janë raportuar 31 raste të dhunës seksuale.

Në bazë të statistikave që Policia e Kosovës i ka dhënë lajmi.net, po ashtu gjatë vitit që e lamë pas janë raportuar edhe gjashtë raste të tentim dhunimit.

Sipas Policisë së Kosovës, 46 femra kanë qenë pre e sulmit seksual.

Për këto vepra penale parashihen edhe dënime të ashpra.

Në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të gjithë kryerësit e këtyre veprave do të ballafaqohen me dënim me burgim.

Në bazë të Nenit 230 “Dhunime”,  të Kodit Penal të Kosovës, kushdo që e detyron një person që të kryejë akt seksual pa pëlqimin e tij dënohet me burgim prej dy deri në 10 vjet.

Po ashtu për personat që kryejnë sulm seksual parashihen sanksione ligjore.

Në bazë të nenit 232 “Sulmi seksual”, i Kodit Penal të Kosovës thuhet se kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e nxit personin të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat