Koalicioni është duke funksionuar mirë

Kosova

Koalicioni është duke funksionuar mirë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:09
Deputeti Muharrem Nitaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka hedhur poshtë mundësinë që çështja e taksës ta ketë lëkundur partneritetin e koalicionit qeverisës.

Ai ka vlerësuar se koalicioni është duke funksionuar mirë dhe nuk mund të flitet për ftohje të raporteve në mes të drejtuesve të tij. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Nitaj ka thënë se qëndrimet për taksën janë ndryshim në metodologjinë se si do të arrihet deri te caku kryesor që është marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi. 

Ai ka deklaruar se ideja për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse është hajgare. 

Kurse sa iu përket zgjedhjeve, Nitaj ka thënë se në këtë kohë nuk janë të përshtatshme për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat