Haziri: Legjitimiteti dhe dialogu, oferta e fundit për konsensus politik

Kosova

Haziri: Legjitimiteti dhe dialogu, oferta e fundit për konsensus politik

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, thotë se çështja e dialogut me Serbinë nuk mund të zgjidhet me pulitka të shpejta dhe me inate politike.

Haziri thotë se LDK kërkon rishikim  të plotë të strukturës së dialogut e cila krijon mundësi që legjitimiteti të krijohet në Kuvend e jo diku tjetër.

Si thotë se e vetmja mënyrë për konsensus  të gjerë politik janë legjitimiteti dhe dialogu.    

“Legjitimiteti dhe dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur probleme madhore, e jo vetëm dialogun me Serbinë por edhe çështje të tjera”, tha Haziri.

Haziri ka kërkuar nga presidenti që  të ofrojë një datë të hershme për zgjedhje, pas përfundimit të dialogut me Serbinë.

Sipas tij është e pamundur që të ketë një marrëveshje kur ekzistojnë 6 qëndrime, ndërsa ka ftuar partitë në qeveri dhe përfaqësuesve të dialogut që të gjejnë një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat