Rasti i të miturës në Drenas, kërkohet komision i pavarur për super-ekspertizë

Kosova

Rasti i të miturës në Drenas, kërkohet komision i pavarur për super-ekspertizë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:53
Rasti i të miturës në Drenas

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi reagon lidhur me trajtimin jo-korrekt të rastit të së miturës nga komuna e Drenasit, duke kërkuar prej institucioneve relevante një kujdes të veçantë dhe punë profesionale me qëllim të zvogëlimit të dëmit të shkaktuar jo vetëm ndaj viktimës, por edhe personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Inject kërkon nga të gjithë mekanizmat mbikëqyrës të institucioneve që të mos lejohet manipulim, keqpërdorim apo fshehje/fshirje e gjurmëve lidhur me rastin e lartcekur.

“Jemi të alarmuar me informatat kontradiktore dhe paqartësitë në lidhje me rastin në fjalë, pasi që nga fillimi i plasimit të informatave për publikun ka qenë e qartë shkelja e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve, duke filluar prej prokurorisë, e cila e ka pushuar hetimin e rastit, përkundër faktit se viktima ka qenë e moshës së mitur dhe tërheqja e padisë në rast të abuzimit me të mitur nuk mund të merret si arsye për pushim të hetimeve”, thuhet në reagim.

Inject konsideron se prokuroria sipas detyrës zyrtare nuk është dashur të ndalojë hetimin, pasi shkeljet e detyrës zyrtare të mësimdhënësit dhe policit kanë qenë të qarta nga fillimi.

Për këtë arsye, Inject kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe personat që i përfaqësojnë ato që këtë rast ta hetojnë pa ndikime nga jashtë dhe të krijohet një komision i pavarur në të cilën do të angazhohet një super-ekspertizë.

“Propozojmë që menjëherë, pa vonesë, të konfiskohen të gjitha materialet e grumbulluara nga ky rast, të stopohen hetimet nga personat aktual dhe të merren përsipër nga një ekip tjetër profesional”, përfundon reagimi i Inject.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat