Selimi: Dyshohet për të inkriminuar të tjerë mbi abuzimin në Drenas, përfshirë edhe avokatin

Kosova

Selimi: Dyshohet për të inkriminuar të tjerë mbi abuzimin në Drenas, përfshirë edhe avokatin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Rexhep Selimi

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi ka bërë sot raportimin e saj para Komisionit Parlamentar lidhur  me rastin e keqtrajtimit seksual të 16 vjeçares në Drenas, nga profesori dhe nga hetuesi policor.

Ndërsa pas përfundimit të raportimit të Miradije Kelmendit para komisionit, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka deklaruar se dyshohet që ka edhe të përfshirë të tjerë në këtë rast duke aluduar në avokatin Gazmend Halilaj.

”Opinioni e ka trajtuar dhe po vazhdon ta trajtojë rastin. Për fat të keq s’kanë mbetë të vetmit tre të dyshuarit të inkriminuar”.

”Duket që ka edhe të tjerë përfshirë edhe avokatin”, është shprehur Selimi.

Veç kësaj, deputeti Rexhep Selimi i cili është pjesë e Komisionit Parlamentar, dëshiron që të mos ketë edhe viktima të tjera siç qe rasti i 16 vjeçares në Drenas.

”Shpresoj dhe do doja të mos kishte edhe të implikuar të tjerë por edhe viktima të jetë e vetmja nga ky rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat