Kryetari Bahtiri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Play International Kosovo

Kosova

Kryetari Bahtiri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Play International Kosovo

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Iset Beka, sot kanë pritur në takim menaxherin e Projektit në Organizatën Play International Kosovo, z. Filippo Vigani, me ç'rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit Balcan Change.

Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në procesin e pajtimit në rajonin e Ballkanit duke ndërtuar kapacitetin e të rinjve për t’u angazhuar në aktivitetet e ndërtimit të paqes dhe për të evokuar për dialogun ndërkulturor në komunitete e tyre.

Fillimisht menaxheri i Projektit në Organizatën Play International Kosovo z. Filippo Vigani, njoftoi rreth projektit ku do të jenë pjesë një ekip i Vullnetarëve nga Mitrovica që do të jenë zbatues të këtij projekti përmes një fushate avokimi duke zhvilluar aktivitete sportive nën drejtimin e ekspertëve të PLAY International.

Ai po ashtu theksoi se qëllimi i vetëm i zhvillimit të këtyre aktiviteteve është ndryshimi i  perceptimeve të komuniteteve që jetojnë në të njëjtin qytet, në mënyrë që të krijohet një shoqëri më miqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Ndërsa kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falënderoi të pranishmit për iniciativën e ndërmarrë duke thënë se është i gatshëm tu ndihmoj dhe të bashkëpunoj me ta në të mirë të të rinjve tanë.

Kryetari Bahtiri tha se komuna jonë do tu ofroj mbështetje në organizimin e këtyre aktiviteteve sepse ne dëshirojmë të shohim promovimin e aktiviteteve përfshirëse si një shtyllë për Komunën dhe këto aktivitete tregojnë se sporti mund të ndihmojë si një mjet edukativ për të promovuar këto vlera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat