Lansohet programi i ri i bursave për studime në Amerikë

Kosova

Lansohet programi i ri i bursave për studime në Amerikë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:19
Pamje nga videoja

Programi i bursave Women in Energy / Gratë në Energji përkrahë gratë dhe vajzat për studime në fusha që ndërlidhen me energjinë. Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në fushat e teknologjisë, shkencës, matematikës dhe elektro-teknikës.

Millennium Foundation Kosovo (MFK) me fondet qeveritare amerikane do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Grupi i parë i studenteve do të vendoset në Kolexhin e Des Moines në shtetin e Iowa (DMACC), në fund të vitit 2019.

Ky është aktiviteti i parë i këtij fondacioni , në përpjekje për të krijuar mundësi për pjesëmarrjen e grave në sektorin e energjisë. Aktivitet tjera të programit Women in Energy /  Gratë në Energji përfshijnë 200 pozita gjashtë-mujore të punës të paguar praktike në sektorin e energjisë si dhe grante grave ndërmarrëse.

Ky program është inicuar dhe mbështetet nga Millennium Foundation Kosovo (MFK), Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) si dhe sektori privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat