Interesim i madh i të rinjve për t’u bërë ushtarë të Kosovës - Bota Sot
Interesim i madh i të rinjve për t’u bërë ushtarë të Kosovës

Kosova

Interesim i madh i të rinjve për t’u bërë ushtarë të Kosovës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 21:12
Pamje nga video

Deri të mërkurën kanë aplikuar 2.500 persona për t’iu bashkuar FSK’së, raporton T7

Kolona e të rinjve që presin në hyrje të kazermës “Adem Jashari”.

Të gjithë i takojnë moshës nga 18 deri në 23 vjeç.

Ky është vetëm njëri nga kriteret që ata duhet t’i plotësojnë për t’iu bashkuar ushtrisë.

E në duar po mbajnë pjesën tjetër të dokumenteve që duhet t’i dorëzojnë për t’iu bashkuar listës së aplikantëve.

Në radhën e tyre, ishte edhe Qëndrim Ahmeti nga Rezalla e Skenderajt.

Ai dëshiron t’i bashkëngjitet idealeve që dikur kishte prindi i tij. Ahmeti ndjehet i përgatitur për t’u rreshtuar në ushtrinë e Kosovës.

Njësoj shprehet edhe Aulona Podrimçaku, e cila kishte ardhur nga Drenasi. 

Të njëjtën arsye ka edhe Sali Meka. Entuziazmi është më i madh për të edhe për një arsye.

Ndërkohë që Meka po largohej nga kazerma “Adem Jashari”, pas la dhjetëra aplikues. Të tillët kishin mbushur listën deri në 2500.

Këtë e konfirmon nënkoloneli Enver Hoti.

E faza e aplikimit është vetëm një hap drejt ushtrisë. Nënkoloneli tregon procedurat e tjera.

Kohë për të aplikuar të gjithë të interesuarit, kanë edhe dy ditë. Nga të gjithë aplikuesit, do të pranohen 650 prej tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...