Qemajl Mustafa synon të bëhet përsëri kryetar i PDK'së në Gjilan

Kosova

Qemajl Mustafa synon të bëhet përsëri kryetar i PDK'së në Gjilan

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 23:27
Qemajl Mustafa

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Qemajl Mustafa po synon të rikthehet përsëri në këtë pozitë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se do të merr pjesë në zgjedhjet e brendshme të PDK-së për kryetar të këtij subjekti politik në këtë komunë.

“Nëpërmjet kësaj paraqitje publike dua t’ju njoftoj se pas konsultimeve me strukturat e partisë në degë e në qendër, me qytetarë të komunës tonë dhe pas vlerësimit të kërkesave aktuale të degës së PDK-së në Gjilan dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi, kam vendosur që të shpreh pretendimin tim për udhëheqjen e degës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, aktivistë e simpatizantë të degës së PDK-së në Gjilan dhe qytetarë të Komunës së Gjilanit,

Besojmë, jeni të njoftuar se pas pak ditësh do të fillojë procesi zgjedhor brenda degës së PDK-së në Gjilan.

Nëpërmjet kësaj paraqitje publike dua t’ju njoftoj se pas konsultimeve me strukturat e partisë në degë e në qendër, me qytetarë të komunës tonë dhe pas vlerësimit të kërkesave aktuale të degës së PDK-së në Gjilan dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi, kam vendosur që të shpreh pretendimin tim për udhëheqjen e degës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Pavarësisht sfidave personale dhe kolektive nga e kaluara dhe sidomos nga ato që na presin, konsideroj që vullneti i qytetarëve dhe anëtarësisë është themeli i motivimit për mua dhe për secilin prej nesh që të marim përgjegjësi edhe në kohë e periudha të rënda për shoqërinë tonë.

Ju ftoj sinqerisht të gjithëve, pa dallim përkatësie politike deri më sot, ta shprehni vullnetin dhe të merrni pjesë në procesin tonë zgjedhor i cili do të jetë i hapur dhe plotësisht demokratik. Dekadën e Re do ta fillojmë dhe ndërtojmë së bashku, me mendësi reformuese, prosperuese dhe zhvillimore!

Këtë angazhim timin në këtë moment, me plotë zemërgjërësi, ia dedikoj plotësisht qytetarisë së komunës tonë dhe të shoqërisë së Kosovës pa dallim.

Fitorja e qytetarëve të Gjilanit s’ka alternativë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat