17-vjeçari nga Ferizaj kishte paralajmëruar hakmarrjen në Facebook: Gjaku s’është ujë

Kosova

17-vjeçari nga Ferizaj kishte paralajmëruar hakmarrjen në Facebook: Gjaku s’është ujë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:22
17-vjeçari nga Ferizaj kishte paralajmëruar hakmarrjen në Facebook: Gjaku s’është ujë

Dje në mes të ditës, Kosova u trondit nga një vrasje që ndodhi në mes të qytetit të Ferizajt, ku një i ri 17’vjeçar e qëlloi me disa pluma 25’vjeçarin Mentor Aliu, i cili ndërroi jetë pak minuta më pas.

Siç edhe kishte raportuar, vrasja ka ndodhur për shkak të një hakmarrje në mes të dy familjeve.

Dorasi, SH.R, madje, pak orë para se të kryente vrasjen kishte shkruar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografinë e vëllaut të tij me mbishkrimin “Gjaki o gjak seshte uj, gjithmone kujtime tona”.

Duke u bazuar në burime mirë të informuara në prokurorinë e shtetit, vite më parë një familjar i viktimës e ka vrarë një familjar të të dyshuarit.

“Motivi është hakmarrje. Një familjar i viktimës e ka vrarë më herët një familjar të të dyshuarit. Gjithçka po hetohet nga prokuroria”, tha një burim i besueshëm Express.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin kryesor lidhur me këtë rast. Bëhet fjalë për SH.R., 17-vjeçar. Njëherit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat