Mimoza Kusari tregon se pse nuk është vizituar familja e vajzës që u abuzua në Drenas

Kosova

Mimoza Kusari tregon se pse nuk është vizituar familja e vajzës që u abuzua në Drenas

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:32
Mimoza Kusari-Lila

Rasti i abuzimit të vajzës nga Drenasi vazhdon ta trondisë edhe më tej opinionin kosovar.

Madje, për këtë rast javë më parë është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku për orë të tëra është diskutuar se si shteti ka çaluar në sistemin e drejtësisë dhe se duhet të krijohen mekanizma për mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të abozuara.

Mirëpo, edhe pas asaj seance ku kishte debate të nxehta dhe shumë fjalë përçuese, askush nga institucionet e vendit madje as nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk e kanë vizituar familjen e viktimës në fjalë.

Gjatë ditës së sotme Ballkani.info ka kontaktuar me familjarët e viktimës nga Drenasi, ku ndër të tjera kanë potencuar që deri më tani askush nga institucionet e Kosovës nuk i ka vizituar.

“Deri më tani nuk na ka vizituar askush nga institucionet e Kosovës, madje as nga deputët nuk jemi vizituar. Vizita kemi vetëm nga familjarët”, ka treguar familjari i viktimës.

Në lidhje me këtë Ballkani ka kontaktuar deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila mos vizitën në familjen e vajzës e ka arsyetuar me proceduart ligjore, respektivisht me hetimet që janë duke u zhvilluar.

“Për shkak që rasti është nën hetime dhe se vajza ka qenë në presion familjar edhe në presion të institucioneve të rendit, por edhe me procedurë ligjore natyrisht unë si deputete kam rezervuar veten në vizitë për mos ta shtoj presion apo që mos konsiderohet si ndikim në procedurat të cilat janë duke u zhvilluar. Por, në anën tjetër janë një pjesë e grupit që merren me rastin në fjalë edhe ne kemi pasur një takim dhe kemi edhe takimin e dytë në fillim të javës së ardhshme dhe po besoj që do të sigurohemi që të ketë mbarëvajtje pozitive edhe rasti i hetimit, por gjithashtu edhe krijimi i mekanizmave ligjor që rastet e tilla të mos përsëriten. Por, në momentin e duhur gjithsesi që edhe personalisht do t’i bëj vizitë familjes së vajzës”, ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila.

Vlenë në theksohet që familja e viktimës jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike, përveç një ndihmese që kanë pranuar nga Qendra Sociale e Drenasit ata tregojnë që nuk janë ndihmuar nga askush tjetër.

“Jetojmë në gjendje të rëndë ekonomike, në një vizitë të vetme Qendra Sociale e Komunës së Drenasit na ka ndihmuar me gjëra ushimore”, ka theksuar familjari i viktimës.

Ndërkaq, për gjendjen e rëndë ekonomike të familjes së viktimës deputetja Kusari-Lila, tha se duhet të ketë një mekanizëm shtetëror që i trajton këto raste.

“Besoj që do të duhet të ketë një mekanizëm shtetëror në këtë rast, edhe nuk është e vetmja viktimë në këtë rast, por duhet të sigurohet që të tilla raste të kenë një mbykëqyrje shtetërore të mirëfilltë. Tani nuk mundemi me dhënë përgjigje menjëherë për shkak se duhet të jetë në aspektin institucional e trajtuar dhe me vendim institucional. Sepse individualisht mund të veprojmë ndryshe, d.m.th., individët në kapacitetin privat, por në kapacitetin institucional duhet të ketë një vendim i cili i siguron të gjitha viktimat e tilla që e kanë mbikqyrjen e mirëfilltë institucionale”, ka përfunduar deputetja Kusari-Lila. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat