Historia e dhimbshme e familjeve nga Ferizaj, hasmëria ua mori dy djem

Kosova

Historia e dhimbshme e familjeve nga Ferizaj, hasmëria ua mori dy djem

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:52
Ferizaj

Familja Rexha nga Ferizaj tashmë janë ngujuar. Krejt kjo për arsyen se djali i vogël i tyre Sh.R 17 vjeçar, të mërkurën ka dyshime të forta se ka kryer një vrasje.

Në shtëpinë e të dyshuarit, vetëm dy gra po qëndronin në shtëpi.

Po thuaj se e njëjta gjendje ishte edhe në familjen Aliu.

Madje në banesën e tyre nuk ishte asnjë njeri, të gjithë kishin shkuar Polluzhës të Drenicës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mentorit i cili u vra një ditë më parë.

Kjo vrasje, sipas burimeve, ka ndodhur për arsye të hakmarrjes.

17 vjecarit Sh.R  i ishte vrarë një vëlla në qendër të qytetit të Ferizajt,  pikërisht nga vëllai i Mentor Aliut, Meritoni.

Historia e dy familjeve kishte filluar qysh në vitin 2016 ku dy të rinj hyn në një konflikt.

Burimet kanë bërë të ditur se dy familjet tashmë ishin në hasmëri.

Familja Rexha, u kishte dhënë besë familjes Aliu deri më 31 dhjetor të 2018.

E më pas kjo traditë që rrjedh  nga e drejta zakonore nuk i është vazhduar Aliajve.

Kështu edhe historia e dy familjeve përfundoi në hakmarrje.  

Mentor Aliu  që u vra kishte punuar një kohë si kondukter, por shkaku i ndërprerjes së Besës, kishte ndërprerë punën.

T7 ka siguruar edhe aktgjykimin e vrasjes të ndodhur saktësisht dy vjet më herët.

Në këtë dokument thuhet se Meriton Aliu kishte vrarë Samir Rexhën më 18 gusht të 2016-ës.

Dënimin që ka shqyrtuar Gjykata e Ferizajt, Departamenti i krimeve të rënda është 15 vite burgim për Aliun. Por, Aliu nuk dënohet vetëm për këtë vepër penale, ai dënohet edhe për veprën penale mbajtje e armës se paautorizuar. Gjatë ditës Gjykata Themelorë e Ferizajt ka njoftuar se për të të pandehurin Sh. R 17 vjeçar i mitur është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat