Selmanaj: Platforma për dialogun, dokument koti

Kosova

Selmanaj: Platforma për dialogun, dokument koti

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 00:10
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka minimizuar rolin e Ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë.

Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Platforma për dialogun me palën serbe, e hartuar nga ky ekip, që kryesohet nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, është një “improvizim”.

"S'është asgjë ai dokument", ka vlerësuar deputeti i LDK'së.

“Këta persona janë në shërbim të presidentit Thaçi”, ka deklaruar Selmanaj.

“Presidentin Thaçi s’po e ndal Kushtetuta, e po e ndal rezoluta e PSD’së. Të mos bëjmë hajgare!”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat