Tahiri: Drejtësia nuk është e plotë kur harrohet viktima - Bota Sot
Tahiri: Drejtësia nuk është e plotë kur harrohet viktima

Kosova

Tahiri: Drejtësia nuk është e plotë kur harrohet viktima

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Abelard Tahiri

Kosova është liderë në rajon për mekanizmin e kompensimit të viktimave të krimit. Kështu ka shkruar ndër të tjera Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një status në rrjetin social Facebook, në datën që shënon Ditën Evropiane për Viktimat e Krimit.

Sipas Tahiri, mekanizmi i kompensimit do të profesionalizohet edhe më tej me mundësitë e parapara në Kodin e ri të Procedurës Penale.

“Kompensimi i viktimave të krimit është obligim themelor i institucioneve të drejtësisë, për të garantuar trajtim të dinjitetshëm ndaj tyre. 22 shkurti – Dita Evropiane për Viktimat e Krimit, e gjen Kosovën liderë në rajon për mekanizmin e kompensimit të viktimave të krimit. Për të arritur që ky mekanizëm të profesionalizohet edhe më tutje, në Kodin e ri të Procedurës Penale, viktimave iu ofrohen ndihmë mjekësore, përkrahje psikologjike, strehim alternativ dhe ndihmë juridike të mirëfilltë” ka shkruar Tahiri.

Për të parin e drejtësisë në ekzekutivin e vendit, është e rëndësishme që viktimat mos te harrohen, ndryshe drejtësia nuk mund të quhet e plotë.

“Ky Kod që e kam sponzoruar për miratim në Kuvend, iu garanton viktimave edhe të drejtën për kompensim dhe rimbursim të shpenzimeve të bëra si rezultat i pjesëmarrjes së tyre në procedurën penale. Drejtësia nuk mund të quhet e plotë, nëse viktimat harrohen” ka përfunduar Tahiri statusin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...