Haradinaj: Mamusha do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë

Kosova

Haradinaj: Mamusha do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:12
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka vizituar komunën e Mamushës, nga ku është zotuar që gjithmonë do të jetë përkrahës i kësaj komune.

Haradinaj është pritur nga dhjetëra qytetarë në këtë komunë, ku tha se kjo komunë është shembull i njerëzve punëtorë dhe të mirë.

Haradinaj: Mamusha është një shembull i njerëzve punëtorë dhe të dashur

“Mamusha është një komunë shumë simbolike, sepse është një komunë rurale, është një zonë bujqësore, ku jeton një popull autokton, janë shumica turq të Kosovës edhe është një shembull i mirë, i njerëzve punëtorë, i njerëzve të mirë, i njerëzve të dashur por edhe shumë të respektushëm, që ata me të vërtetë e kanë respektin e të gjithë popujve përreth të Kosovës por edhe fatmirësisht është një urë lidhëse e miqësisë që ka Kosova me Republikën e Turqisë dhe ne i gëzohemi këtij bashkëpunimi”, ka thënë ai.

Qëllimi i kësaj vizite, Haradinaj tha se është që të falënderoi ata për punën dhe angazhimin që bëjnë. Në anën tjetër, ai është zotuar se Qeveria e Kosovës gjithmonë do të përkrah këtë komunë.

Haradinaj: Mamusha mund të llogarisë gjithmonë në Qeverinë e Kosovës

“Kjo si komunë është e vogël, buxhetin e ka rreth dy milionë dhe të hyrat vetanake i ka të vogla dhe kryesisht të hyrat i bazon veprimtarinë e saj jetësore  në bujqësi dhe në perimtari. Jam thellë i bindur që së bashku do të mundemi me ec drejt zhvillimit të Mamushës dhe të zhvillimit të Kosovës. Unë e falënderoj kryetarin e juaj Abdulahadi, për ftesën, sikur që e dini ne e kemi një bashkëpunim të mirë me kryetarin për krejt temat, kryetari merr pjesë në të gjitha takimet edhe kryetarët e komunave tjera, por edhe në takimet bileterale, por edhe me ministrin Yagcilar, për punën që bëjmë në vazhdimësi, ju siguroj që Qeveria e Kosovës është e juaja, ashtu siç ju jeni të Kosovës edhe mund të llogaritni në ne”, ka përfunduar Haradinaj.

Kryetari i Mamushës, Albdulhadi Krasnic tha se kjo komunë asnjëherë nuk ka pasur buxhetin më të madh se tani.

Krasnic: Asnjëherë Mamusha nuk ka pasur buxhetin sa tani

“Prej vërshimeve, dëmeve të vërshimeve, një pjesë kemi arrit me rehabilitu, me i ndihmu qytetarët dhe bujqit e Mamushës. Falënderojmë shumë kryeministrin  për mbështetjen deri më tani, se asnjëherë komuna e Mamushës dhe qytetarët e Mamushës nuk kanë pasur  buxhetin sa tani”, ka thënë ai.

 Falënderues ndaj të parit të ekzekutivit, u shpreh edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

 Yagcilar: Besoj që kjo përkrahje do të vazhdohet

“ Unë ju falënderoj juve, ju falënderoj të gjithë qeverive të mëhershme, gjithashtu shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe Qeverinë e Republikës së Turqisë, sepse ka investuar në disa ndërtesa  dhe në disa investime tjera, kështu që besoj që ky bashkëpunim dhe kjo përkrahje do të vazhdohet”, ka thënë ministri Yagcilar.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Mamushës.

Ai fillimisht do të takohet me banorët e kësaj komune, ku edhe do të mbaj një fjalim, pastaj do të takohet me kryetarin e Komunës së Mamushës. Ndërsa, do të vizitoi edhe disa sera në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat