Lansohet aplikacioni eKesco, qytetarët mund të paguajnë rrymën online

Kosova

Lansohet aplikacioni eKesco, qytetarët mund të paguajnë rrymën online

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Ilustrim

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka lansuar aplikacionin “eKesco”, i cili u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat e energjisë elektrike online, si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim që lidhet me furnizimin me rrymë.

Sipas KESCO, përmes këtij aplikacioni synojnë të përmirësojnë shërbimin ndaj klientëve, ndërsa konsumatorët do të kenë mundësi të marrin informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, dhe shumë informata të tjera.

“Ne jemi kujdesur që aplikacioni të jetë lehtë i qasshëm dhe i përdorshëm. Për këtë arsye, presim që ai të gjejë përdorim të gjerë tek konsumatorët. Po ashtu, ky aplikacion do t’u kursejë kohë konsumatorëve, të cilët nuk kanë më nevojë të shkojnë në zyrat e kompanisë për të bërë pagesat”, tha drejtoresha e Komunikimit në këtë kompani, Naxhije Pajaziti-Arifaj.

Një udhëzues që u sqaron konsumatorëve se si të regjistrohen dhe ta përdorin këtë aplikacion gjendet në faqen e KESCO-s në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat