Rritet numri i personave te vdekur nga aksidentet ajrore ne vitin 2018, krahasuar me vitin 2017

Kosova

Rritet numri i personave te vdekur nga aksidentet ajrore ne vitin 2018, krahasuar me vitin 2017

Nga: Tahir Ahmeti Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:21
Tahir Ahmeti

"Edhe pse mjetet e fluturimit po përfeksionohen çdo herë e më tepër, aksidentet ajrore po vazhdojnë të ndodhin, përkundër që sipas statistikave fluturimi apo transporti ajror është forma më e sigurt e transportit.

Numri i personave të vdekur në aksidentet ajrore në vitin 2018 ishte 523, që është një rritje e dukshme krahasur me vitin 2017, ku nga aksidentet ajrore gjetën vdekjen gjithsej 44 persona, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë pasagjer i një linje të rregullt ajrore. Ata kanë mbetur të vdekur nga përdorimi i çarterave apo avionëve privat.

Thuajse 80 përqind e aksidenteve ajrore ndodhin direkt pas nisjes së aeroplanit ose pak para uljes dhe në rastet më të shpeshta, konsiderohen se kanë ndodhur për shkak të gabimit njerëzor."

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat