Në Viti vazhdon procesi i zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave të fshatrave dhe vendbanimeve

Kosova

Në Viti vazhdon procesi i zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave të fshatrave dhe vendbanimeve

Nga: Aziz Zuka Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Foto nga tubimet zgjedhore ne Dmire dhe Germove

Në komunën e Vitisë kanë vazhdur të mbahën tubimet zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të kshillave të fshatrave dhe lokaliteteve të saj.

Kështu dje në fshatrat Smirë dhe Goshicë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Smirë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Tajar Hyseni dhe janë zgjedhur edhe 10 anëtarë të këshillit. E në këtë takim kanë marrë pjesë 72 banorë të cilët kanë marrë edhe pjesë në procesin e votimit. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur dje edhe në Goshicë, ku morën pjesë 52 banorë me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Goshicë u rizgjodh Muhabi Zejnullahu, ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 11 anëtar.

Bëhet me dije se procesi i votimit në këto dy lokalitete është zhvilluar me votim të hapur. Ndërsa sot do të mbahen zgjedhjet e tilla në fshatin Buzovik prej orës 18:00 dhe në fshatin Shushtë prej orës 20:00.

Image

Zgjedhja e Këshillit dhe kryetarëve të fshatrave ka vazhduar dje pasdite në fshatrat Drobesh e Gërmovë. Në Drobesh kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Bislim Bislimi dhe do ti ketë 9 anëtar. Pjesëmarrës në këtë tubim ishin 63 qytetarë të cilët edhe morën pjesë në procesin e votimit. Gjithashtu tubim zgjedhor është mbajtur edhe në Gërmovë, ku morën pjesë 64 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Gërmovë u zgjodh Vebi Tahiri, ndërsa këshilli do ti ketë 11 anëtar.

Ndërsa sot do të mbahen zgjedhjet e tilla në fshatin Buzovik prej orës 18:00 dhe në fshatin Shushtë prej orës 20:00. Të drejtë pjesëmarrje në votim kanë të gjthë banorët e këtyre lokaliteteve mbi 18 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat