Haradinaj viziton Komunën e Mamushës, takon kryetarin dhe qytetarët

Kosova

Haradinaj viziton Komunën e Mamushës, takon kryetarin dhe qytetarët

Nga: K.M Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Pamje nga vizita

Kryeminsitri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka vizituar Komunën e Mamushës. Ai atje është takuar përveç me kryetarin e kësaj komune Abdulhadi Krasniqin, edhe me qytetarë të cilët e kanë pritur me entuziazëm.

Haradinaj nga kryetari I Mamushës është njoftuar për mënyrën e menaxhimit të parasë publike, apo buxhetit të komunës, duke treguar se si afër gjysmë milioni euro janë shfrytëzuar për investime kapitale.

Ja postimi i plotë i kryeministrit në facebook.

Në takim pune me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasniq, bashkëbiseduam për mundësitë e mbështetjës së projekteve zhvillimore të kësaj komune me shumicë turke në Kosovë. Financat lokale u janë përshtatur komunave të vogla që të përfitojnë më shumë, nga të cilat për Mamushën nga dy milionë për vitin 2019, rreth gjysmë milioni janë dedikuar për investime kapitale. Kënaqësi e veçantë të shihja nga afër sidomos punën e njerëzve të vyer të Mamushës, ku po zhvillohet një bujqësi intensive. Pas përmbushjes së zotimeve për kompensimin e fermerëve të kësaj zone për dëmët nga vërshimet e vitit të kaluar, vizitova sot njërën prej fermave më të mëdha në Kosovë të standardeve më të larta dhe kultivuesit e perimeve në serra, për të mësuar se si mbështetja e Qeverisë për bujqësinë mund të bëhet edhe më efikase.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat